Ditën e sotme banorët e Big Brother VIP 3, janë përballur me një sfidë mjaft të vështirë nga vëllai i madh. Brenda shtëpisë janë futur familjarët e të afërm të banorëve dhe ata duhet të mos reagonin dhe të mos i takonin ata.
Së fundmi brenda ambienteve të shtëpisë është futur moderatorja Bora Zemani e cila ka përqafuar kunatin e saj Romeo Veshaj.
Bora e ka përqafuar duke thënë se i lejohet t’i takoj banorët, ndërkohë që Romeo është përpjekur të qëndroj sa më i ftohtë dhe indiferent në mënyrë që të mos marrin penalizime nga vëllai i madh.
Në pamundësi për t’i folur dhe përqafuar, Romeo shpërtheu në lot, ndërsa banorët e tjerë tentuan të shpërqendronin situatën.
Më herët në shtëpi u fut edhe Rita Lati, vëllai i Ilnisës, zëri i djalit të Julit, Dashnor Diko etj, me të cilët banorët nuk duhet të reagonin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.