×
  • Show Time
  • Show Time

    Jetmiri që hyri mbrëmë në Big Brother VIP kishte qenë “dhëndër” i Kosovës, ishin njohur brenda shtëpisë

    Reporteri
    03 Mars 2024 | 11:22

    Jetmir Salaj ka qenë fituesi i Big Brother Albania 3 në vitin 2010 i cili në dyshe të fundit ishte me banoren Domenika Çaushaj, shkruan Reporteri.net.

    Por, gjatë qëndrimit plot 113 ditë në shtëpinë më të famshme shqiptare, Jetmir Salaj krijoi edhe një një histori dashurie.

    Ishte Rrezarta Gashi ajo e cila rrëmbeu zemrën e një prej lojtarëve më luftarak të asaj kohe.

    Romanca e tyre nuk zgjati shumë, pasi në vitin 2011, Jetmiri njoftoi për fundin e kësaj lidhje dashurie.

    Pas një bashkëjetese disa mujore në Tiranë, Jetmiri atë kohë pati deklaruar se erdhi një moment kur ai dhe Rrezarta nuk po kuptoheshin më.

    Ndonëse larg ekranit për shumë vite, ai në dy vitet e fundit ishte përfshirë në komentimin e dy edicioneve të para VIP të Big Brother, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë ndjekësve të këtij formati.

    Kur dhe u fut mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ai deklaroi se jeton në Kanada dhe se ka një vajzë 8-vjeç./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!