Grupi i PS ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetë të opozitës: Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi.
Kërkesa lidhet me tensionet gjatë seancës së të hënës në Kuvend ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke mos lejuar fjalën e deputetëve të mazhorancës, ndërsa deputeti Flamur Noka u përplas edhe me një punonjës të Gardës.
Sekretariati i Etikes mblidhet nesër në orën 13:00 për vendimin.