Qyteti i Odesës në Ukrainë është sulmuar me raketë gjatë vizitës shumë sekrete të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Qyteti është sulmuar me një raketë balistike. Shpërthimi ka ndodhur pak metra larg autokolonës së liderëve shtetërorë.

Stafi i Mitsotakis ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar në mesin e delegacionit grek.

Reklamë

Takimi mes Zelenskyyt dhe Mitsotakisit ka vazhduar ashtu siç është planifikuar, përkundër shpërthimit.

Reklamë