×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nëna është në spital”, momenti kur Bardhi mbrëmë la shtëpinë e Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    10 Mars 2024 | 8:35

    Pak ditë pasi nga shtëpia e Big Brother VIP doli Sara Gjordeni, për shkak të një konflikti me banoren tjetër Franceska, edhe Bardhi Idrizi ka marrë vendimin drastik duke ndërprerë rrugëtimin e tij.

    Shkak i largimit nga shtëpia ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e nënës së tij.

    Ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë.

    Më pas Petriti, vëllai i artistit, hyri brenda në shtëpi, ku i tregoi se gjendja shëndetësore e nënës së tyre nuk është e mirë.

    Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht.

    E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij.Pavarësisht kësaj situate të vështirë, një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, që përfshiu edhe palë të treta.

    “Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja nga studioja e Big Brother VIP.

    Opinionistët vijuan në tej se Sara me këtë deklaratë la të nënkuptohej se sëmundja e nënës është një gjë e stisur për shkak të situatave me të, gjë për të cilën shtuan se nuk duan që të jetë e vërtetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!