Instagram do të bllokojë ‘hashtag’-ët anti-vaksinues në një përpjekje të vazhdueshme për të larguar dezinformata mjekësore në postimet e rrjetit social.
Kompania në pronësi të Facebook njoftoi se do të minimizojë ‘rekomandimet e kësaj përmbajtjeje dhe llogaritë që e propagandojnë atë’.
‘Masat afatshkurtra’ do të përfshijnë bllokimin e ‘hashtag’-ëve lidhur me “dezinformata të njohura shëndetësore”, duke përfshirë #vaccinescauseautism, #vaccinesarepoison dhe #vaccinescauseharm, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, një zëdhënës i gjigantit të medias sociale paralajmëroi se do të duhen disa javë që ky ndryshim të hyjë në fuqi.
Vaksinat janë një nga përparimet më të mëdha të mjekësisë moderne, duke ndaluar sëmundjet kërcënuese për jetën, që mund të arrijnë përmasa epidemike.
Përhapja e dezinformatave në internet është konsideruar si një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik në të gjithë botën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.