Këngëtarja , Adelina Berisha, ka reaguar pas raportimeve se është dënuar me 72 mjë euro nga ATK për shmangie të tatimeve.
Ajo ka konfirmuar se është gjobitur, por thotë se 72 mijë nuk është shuma reale që është detyruar të paguajë.
“Sqarim. Për të gjithë ju që jeni duke më pyetur nëse është e vërtetë që ATK më ka gjobitur me 72 mijë euro, po, ‘shteti ynë i dashur’ më ka gjobitur! Po reagoj sepse nuk është shuma reale që kam qenë e detyruar të paguaj; kam qenë e gjobitur dy herë vetëm për TVSH-në pa llogaritur asnjë shpenzim që kam bërë. Po reagoj sepse, sikur të kisha këtë detyrim, do të ishte në rregull, por nuk është e drejtë ajo që më është bërë”.
Ajo tutje ka përmendur kontributin e saj në emisione humanitare e koncerte të tilla, për të cilat thotë se nuk janë vlerësuar asnjëherë me mbështetje shtetërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.