×
  • Show Time
  • Show Time

    Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother, jep përgjigjen epike kur Ledioni e pyet kë ka të preferuar

    Reporteri
    16 Mars 2024 | 21:39

    Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother 2 Vip është rikthyer në ‘prime’-n e kësaj të shtune në skenën e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

    Kur ka kaluar gati një vit nga pjesëmarrja e tij, Luizi  pati një përgjigje interesante kur Ledioni e pyeti se kë ka të preferuar brenda shtëpisë.

    “Unë vdes pas teje”, u përgjigj Luizi.

    Luizi nuk kishte se si të mos fliste për bashkëshorten e tij, Kiarën dhe foshnjën që pritet të vijë në jetë.

    “Është i vetmi rast që më tha gjinekologu s’ke nevojë me bë ADN se është gjithë kohën duke kërcy. Sido që t’ia vë emrin, nuk do i thërras në emër kurrë, se do i them o zemër, o shprit”, tha Luizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!