Rike Roçi dhe Egla Ceno, janë dy banoret e Big Brother VIP Albania që ishin në nominim kokë më kokë në natën e sotme.
Dy vajzat ishin ftuar në studio paraprakisht, ku do të lexohej zarfi i emrit, ku njëra nga to do ta ndërpriste përfundimisht lojën.
Banorja e cila u eliminua nga BBVA ishte Rikja.
Por, me të mbërritur në studio, Rikja, pasi hapi zarfin kuptoi se ka fituar biletën e fatit të kthimit në shtëpi.
Ajo u rikthye edhe një herë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të vazhduar aventurën e madhe./Reporteri.net/.