Will Smith ka folur për kohën e vështirë që ai ka kaluar në vitet e fundit dhe leximin e “të gjithë librave të shenjtë” gjatë një “faze shpirtërore” të jetës së tij, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Aktori hollivudian në podcastin “Big Time” me gazetarin egjiptian Amr Adeeb ka folur për vlerësimin e tij për Kuranin dhe ndikimin në jetën e tij.
Will tha se ai ‘i lexoi të gjithë librat e shenjtë’ në dy vitet e fundit dhe shtoi se ai e ka lexuar Kuranin faqe për faqe.
Çfarë tha Will Smith për Kuranin?
“Dy vitet e fundit ishin të vështira për mua dhe vëmendja ime u kthye në shpirtëroren. Kam lexuar Kuranin. Kam lexuar Kuranin faqe për faqe gjatë muajit të Ramazanit. Kjo është faza e kërkimit shpirtëror të jetës sime. Kjo është periudha e jetës sime që unë po përpiqem ta kultivoj një zemër aq të gjerë, të hapur dhe të dashur sa të mundem. E dua thjeshtësinë e Kuranit. Është kaq i pastër. Është i pastër si kristal …”, tha aktori në podcastin “Big Time”, intervistë kjo e cila është publikuar tre ditë më parë, por është regjistruar në dhjetor të vitit 2023.
“Fryma e tij ishte kaq e bukur dhe e pastër”/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.