×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi në Moskë

    Të paktën 40 të vrarë dhe 100 të plagosur në sulmin në Moskë

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 20:06

    Më shumë se 5 mijë persona ndodheshin në sallë në momentin e sulmit në Moskë

    21:37 – Më shumë se 5 mijë persona besohet se ishin në sallën e koncerteve në momentin kur persona të armatosur kanë nisur sulmin në Moskë.

    Mediat ruse kanë raportuar se në këtë sallë do të performonte një bend i njohur i rock-ut dhe 6 mijë e 200 bileta ishin shitur për këtë koncert.

    Ndërkaq, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin në këtë koncert, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

    Forcat speciale të Rusisë janë në kërkim të të dyshuarve dhe sipas mediave pesë persona kanë kryer sulmin.

    Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

    Kremlini ka deklaruar se për këtë sulm është duke u informuar rregullisht presidenti Vladimir Putin.

    __________

    Të paktën 40 të vrarë dhe 100 të plagosur në sulmin në Moskë

    20:30 – Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka njoftuar se të paktën 40 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, raporton BBC.

    Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

    Ndërkaq, SHBA-ja kishte paralajmëruar se do të ketë sulme në Rusi.

    Vetëm para dy javësh, më 7 mars, ambasada amerikane në Moskë kishte alarmuar se ka pranuar raportime se “ekstremistët kanë plane që kanë për cak tubimet e mëdha në Moskë, përfshirë koncertet”.

    Në kohën e këtij njoftimi, shtetasve amerikanë në Rusi u ishte bërë thirrje që të shmangin tubimet në 48 orët e ardhshme.

    __________

    SHBA-ja kishte paralajmëruar se do të ketë sulme në Rusi

    20:10 – Vetëm para dy javësh, më 7 mars, ambasada amerikane në Moskë kishte alarmuar se ka pranuar raportime se “ekstremistët kanë plane që kanë për cak tubimet e mëdha në Moskë, përfshirë koncertet”.

    Në kohën e këtij njoftimi, shtetasve amerikanë në Rusi u ishte bërë thirrje që të shmangin tubimet në 48 orët e ardhshme.

    __________

    Sulm në masë në sallën e koncerteve në Moskë

    20:06 – Disa persona të armatosur dhe me rroba të kamufluara kanë hyrë në Sallën Crocus në Moskë dhe kanë hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

    Salla ishte e mbushur me njerëz dhe pamjet tregojnë për kaos.

    Zyrtarisht nuk dihet numri i të vrarëve, por mediat ruse kanë raportuar për të paktën 12 persona të vrarë.

    Ndërtesa ka marrë flakë dhe besohet se disa njerëz kanë mbetur të bllokuar, raporton BBC.

    Gjithashtu ka raportime se një numër i personave të armatosur janë të barrikaduar brenda ndërtesës.

    Është një situatë shumë serioze, vlerëson BBC-ja, për shkak se forcat speciale ruse janë në vendin e ngjarjes.

    Politikanët rusë menjëherë e kanë cilësuar si sulm terrorist.

    Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka deklaruar se është duke marrë të gjitha masat në lidhje me sulmin.

    Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk ka asnjë shenjë të përfshirjes së Ukrainës në këtë sulm.

    Shtëpia e Bardhë ende është duke mbledhur informacione në lidhje me këtë sulm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!