Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë pas prime mes dy banoreve të Big Brother VIP Albania, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ilnisa dhe Ledjona kanë debatuar me tone të ashpra me njëra-tjetrën në orët e para të mëngjesit.

Madje në një moment kur Ledjona i thotë Ilnisës “dëgjo këshillat që të ka dhënë mami”, referuar asaj që të fliste për eksperiencat e saj në fshatrat e ndryshme si gazetare, Ilnisa i shkon tek krevati dhe e prekë në fytyrë dy herë Ledjonën.

Reklamë

“Mos guxo ta përmendësh më mamin tim”, i thotë Ilnisa-Ledjonës./Reporteri.net/