Pas debateve mbrëmë pas prime me Ilnisën dhe Meritonin, produksioni ka vendosur ta përjashtojë nga loja aktoren Egla Ceno, shkruan Reporteri.net.
Ka qenë aktori Juli ai i cili ka lexuar zarfin e zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Aktorja tha se çdo gjë është në rregull, por i bëri thirrje banorëve që të mos bien pre e provokimeve.
“Është okej. Jam okej, ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Mos bini pre e provokimeve, mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qefin tim, sjam pishman për asgjë. Gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë dhe i rri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla, do të takohemi jasht, e ndjej që më shihni, e ndjej që më doni. Mos bini pre e provokimeve se ndoshta do të bëhen edhe më të forta”, tha Egla me të marrë lajmin./Reporteri.net/
Produksioni përjashton nga loja një nga banoret e Big Brother VIP Albania
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.