Në këtë ditë të veçantë për Luanën nuk kishte si të mungonte Krenari.
Luana Vjollca për ditëlindjen e saj ka mbledhur gjithë familjarët dhe miqtë në një festë të organizuar në plazhin e Dhërmis.
Deri më tani nuk kishte ndonjë informatë nëse prezent në këtë organizim është edhe Krenari i dashuri i moderatores por me postimin e Ghetto Geasyt u konfirmua gjithçka.
Hip-Hop artisti i cili është një nga të ftuarit ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram me Krenarin me çka konfirmon prezencën e tij në këtë ditë të veçantë për Luanën.
