×
  • Show Time
  • Show Time

    Ilnisa zbulon 4 banorët që i sheh si finalistë të Big Brother VIP 3, ‘surpizon’ me një emër

    Reporteri
    07 Prill 2024 | 19:11

    Ilnisa Agolli, pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP 3, në “Fan Club” në Top Channel ka zbuluar emrat e 4 banorëve të cilët ajo i sheh si finalistë.

    Pavarësisht përplasjeve që pati me Eglën, Ilnisa tha se e sheh edhe atë në finale dhe se është kurioze të shohë sesi do të sillet në vijim.

    “Po tani sa janë, 6 janë apo 5? Po Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin”, ka thënë Ilnisa.

    Kurse sa i takon deklaratës së bërë nga Meriton Mjekiqi i cili thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eliminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.

    “Kjo, kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke i thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë”, ka thënë Ilnisa.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!