Ish fituesi i Big Brother Albania, Anaid Kaloti ka pranuar së fundmi një pyetje në Instagram, rreth një zënke me moderatoren e mëparshme të këtij formati, Arbana Osmani, shkruan Reporteri.net.
Anaidi është pyetur për arsyen pse është zënë me të, dhe ai nuk ka hezituar të tregoj se si qëndron e vërteta sipas tij.
Ai ka thënë se e gjitha ka ndodhur pasi i kishin dërguar tre drona Donaldit, në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, e që ata drona kishin të bënin me ditëlindjen e Bora Zemanit atë ditë.
“Na futi në black-list Top Channel. Pasi i dërguam Donaldit 3 parashuta për ditëlindjen e Bora Zemanit”, ka thënë Anaidi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.