Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, vijuan romancën jashtë saj dhe tani presin të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar nga ato në rrjetet sociale, por edhe mbrëmë në “Cherry on Top”.
Po ashtu, mbrëmë, Bardhi u ul në gjunjë për t’i bërë “pyetjen e madhe”, ndërsa ajo ka thënë “PO” Pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i parë i çiftit.
Në një postim për ndjekësit e tij në Instagram, Bardhi shkroi:
“Ajo tha ‘Po, Po, Po’! Jo thjesht ‘Po’! Zoti ju bekoftë të gjithëve, me harmoni, shëndet dhe dashuri me gjithë familjet e juaja. Neve Zoti na bekoi, bashkë kaluam fortuna edhe stuhi… jemi dashtë, jemi sharë, jemi ndarë e jemi bërë prapë bashkë në një shtëpi të izoluar pa e ditur çfarë na pret jashtë. Mos u dorëzoni, nese e doni dikë, mos u ndikoni nëse e doni dikë e bëni atë që jua ndjen zemra! Ju faleminderit për fjalët e mira dhe urimet, ju duam shumë”, ka thënë Bardhi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.