Modeli Lumbardh Salihu dhe e dashura e tij, modelja Kader Kicaj duket se po përjetojnë një krizë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pas disa ditëve pushimi në Barcelonë, duket se gjërat tani spo shkojnë mirë mes çiftit.
Komentet në rrjete sociale thonë se tashmë ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Krejt kjo pasi, si Lumbardhi, poashtu edhe Kaderi nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Poashtu dyshja kanë larguar edhe të gjitha fotografitë që kanë pasur së bashku në Instagram, e duke shkuar edhe më tej, ata kanë larguar edhe ato ku kanë qenë të etiketuar nga njerëzit që i pëlqejnë ata.
Pavarësisht këtyre, deri tani asnjëri nga ta nuk është deklaruar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.