Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e Slimane fitoi admirimin dhe dashurinë e botës.
Balada tashmë ka shënuar një rekord mbresëlënës, pasi brenda 24 orëve, ajo u bë kënga e parë franceze në historinë e Spotify, e cila kalon 2 milionë transmetime.
Këngëtari falënderoi emocionalisht fansat dhe mbështetësit në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: “Mirëmbrëma miq, shpresoj të jeni mirë.
Po e bëj këtë video sepse ndihem shumë i prekur. Jam shume i lumtur. Të dielën e kaluar ne ‘thyem’ një rekord historik me Mon Amour. Ajo u bë kënga franceze më e transmetuar në historinë e Spotify brenda 24 orëve. Ishte më shumë se 2,000,000”.
Slimane dhe performanca e tij u adhuruan si nga Malmö Arena ashtu edhe nga teleshikuesit të cilët e panë 34-vjeçarin duke kënduar disa metra larg mikrofonit dhe duke mos humbur kolonën zanore.
Kënga është pëlqyer aq shumë sa që vazhdon të ripostohet gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, me komente pozitive për këngëtarin francez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.