Jose Mourinho beson se Real Madridi ka bërë zgjedhjen e duhur me rikthimin e Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit.
Francezi u rikthye tek “Mbretërit” vetëm dhjetë muaj pasi u largua, duke zëvendësuar Santiago Solarin, shkruan Reporteri.net
“Ne nuk mund të flasim për karrierën e Zidane ende. Ai bëri atë që askush nuk kishte mundur, duke fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve rradhazi. Ai tani është pranë një sfide të re ku i duhet të marrë vendime të vështira. Ai duhet të ndërtojë një ekip të ri, të blejë lojtarë të ri, të shesë, por unë besoj se ai është personi më i mirë që mund ta drejtojë Real Madridin” ka thënë Mourinho.
Mourinho për momentin është pa klub, që pas shkarkimit të tij prej postit të Manchester Unitedit por ai nuk e ka fshehur dëshirën për rikthim.
“Mua më mëngojnë stërvitjet, nuk do ta fshehë, unë kam një ide në kokën time, dua të triumfoj në ligën e pestë dhe të fitoj Ligën e Kampionëve me klubin e tretë” ka thënë Mourinho duke aluduar për një transferim të mundshëm në Ligën e Francës tek “Sheikët” e PSG-së./Reporteri.net/