×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga QKUK

    Rasti në Pejë, 51-vjeçari i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 10:49

    Nga plagosja e mbrëmshme në Pejë, njëri nga ta vazhdon të jetë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

    Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se intervinimi ndaj 51-vjeçari ka zgjatur nga mbrëmë deri në orët e mëngjesit.

    “51 vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore, ku intervenimi i tij kirurgjik ka zgjatur që nga mbrëmë deri sot në mëngjes”, tha fillimisht Uka.

    Uka ka treguar se plagët e 51-vjeçarit janë në pjesën e poshtme të barkut, e poashtu ka dëmtime të kockës edhe në anën e majtë të këmbës.

    Se gjendja e tij vazhdon të jetë po e rëndë e tha shefi i intensivës në QKUK.

    “Po njëri nga të plagosurit është në Klinikën Intensive duke u trajtuar. Plagët janë në regjionet e poshtme të barkut (abdomenit) që kanë përfshi lëndimet të enëve të mëdha të gjakut, dëmtime të kockës në këmbën e majtë të cilat kanë qenë shumë gjakderdhëse…Pacienti vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pacienti i është nënshtruar intervenimit kirurgjik i cili ka zgjatur nga mesnata deri në orët e mëngjesit”, tha Uka për Reporteri.net.

    Lidhur me rastin, një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa i dyshuari kryesor për rastin ndodhet në arrati.

    Policia sot në mëngjes ka shpallur në kërkim, 21-vjeçarin, Agron Gashi, recidivist i veprave penale.

    Është raportuar se tre të plagosurit janë familjarë mes vete./Reporteri.net/

    Ky është i dyshuari për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë, policia në kërkim të tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!