×
  • Lajme
  • Lajme / Vëmendja ndërkombëtare

    Serbia shtet gjenocidal, rezoluta për Srebrenicën në fokusin e mediave ndërkombëtare

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 20:08

    Kombet e Bashkuara kanë miratuar rezolutën për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës.

    Miratimi i rezolutës ka marrë vëmendjen e disa mediave ndërkombëtare si Associated Press dhe Reuters, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Dy agjencitë e njohura ndërkombëtare kanë shkruar se miratimi i rezolutës është bërë në kohën e kundërshtimit të madh nga Serbia dhe serbët e Bosnjës.

    “Vendim i kundërshtuar me të madhe nga serbët që frikësohen se tani do të cilësohen si përkrahës të gjenocidit dhe vrasjeve në masë”, ka shkruar Associated Press.

    Për kundërshtimin e serbëve ka raportuar edhe Reutersi.

    Masakra e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në 1995, pasi zona e sigurt e OKB-së e Srebrenicës u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës, ndodhi gjatë luftërave ballkanike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë dhe është cilësuar si mizoria më e keqe e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!