×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori Agron Llakaj humb bashkëshorten: Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës

    Reporteri
    25 Maj 2024 | 8:43

    Aktori i njohur shqiptar, Agron Llakaj ka humbur bashkëshorten e cila është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të premte.

    Në një postim në rrjetet sociale, Llakaj shkruan se Kostandina vuante nga një sëmundje e rëndë prej një kohe të gjatë.

    “Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës”, shkruan ai.

    Postimi i plotë:

    Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës. Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina, mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus

    Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!