Volumi i lartë i muzikës i ka kushtuar me dënim një fansi të këngëtarit Butrint Imeri.

Ai ka treguar se është gjobitur nga policia, duke ia dërguar këngëtarit edhe gjobën që ka marrë. Ky fans i kërkoi atij që t’ia paguajë dënimin.

“Mirë kishte bo me ma ‘pagu’ këtë dënim, se me këngë ‘tane’ m’kanë dënu. Zani në kupë të qiellit”, i shkroi ai artistit shqiptar.

Reklamë

Këngëtari më pas vendosi që t’ia paguante gjobën, mirëpo iu drejtua fansit të tij me një kërkesë, duke i kërkuar për kujdes.

“Këtë herë të pagova, po tjetër herë mos u ngut për pak”, shkroi Butrinti pas gjithë kësaj situate.

 

Reklamë