“Albania” është titulluar kënga që do të shërbejë si një lloj himni për kombëtaren kuqezi në Kampionatin Evropian që nis në muajin qershor.

Këtë këngë e ka realizuar “Capital T”.

Kjo këngë do ta përcjellë kombëtaren kuqezi gjatë aventurës së tyre në Kampionatin Evropian.

Reklamë

Shqipëria e nis kampanjën në Euro 2024 më 15 qershor me ndeshjen ndaj Italisë, kurse në grup është me Kroacinë dhe Spanjën në grupin e vdekjes.