Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  ka ironizuar me opozitën lidhur me temën e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Haxhiu  teksa ka publikuar një video, ka shkruar se për më shumë se tri vjet opozita ka kërkuar zgjedhje dhe sipas saj kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë të gatshëm për zgjedhje, opozita “kishte ngurruar”.

“Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Pastaj, ditë më parë doli Kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj po e dini të gjithë çka ndodhi…”, ka thënë Haxhiu.

Reklamë

Kujtojmë se tashmë ka dështuar përpjekja e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit. Kjo iniciativë nuk mori përkrahje as nga LDK e as nga AAK.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media  të mërkurën teksa ka njoftuar për dështimin e iniciativës për të shpërndarë Kuvendin dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, tha se është i habitur  me “mosgatishmërinë e partive opozitare”. /Reporteri.net/