Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar lojëtarët e të tre edicioneve të Big Brother.
Lidhur me lojën që ata kanë bërë dhe strategjitë e tyre Arbër Hajdari ka veçuar Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin. Për këtë të fundit, ai u shpreh se është e vështirë që një tjetër lojtar ta konkurrojë lojën e tij.
“Për mua ka qenë Iliri, Donaldi dhe Luiz Ejlli pa dyshim. Këta të tre sepse në “Big 1”, Iliri që në nisje të programit filloi të krijonte një ekip, dhe Donaldi që duhej të luftonte të gjitha këto aleanca që Iliri kishte bërë.
Ndërsa Luizi ndryshoi rregullat me lojën që bëri. Një djalë intuitiv me qëllime të qarta. Flinte pak, ishte atje ku ishte debati dhe dinte të bëhej pjesë. Kishte dhe fjalë që nuk duhej t’i thonte, por i balanconte me batutat, këngët. Është vështirë që të dalë një lojtar tjetër që mund të konkurrojë lojën e tij”, ka thënë Arbër Hajdari në emisionin “Cherry on top” në Top Channel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.