×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet në Luginë

    Pas kritikave që ia bëri Kurtit, Aliu e uron Pajazitin që e mposhti këshilltarin e Bislimit në Bujanoc

    Reporteri
    03 Qershor 2024 | 23:11

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka deklaruar se ka qenë gabim animi i qeverisë së Kosovës për një parti politike për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.

    Por, më pas Aliu e ka bërë një postim unifikues në Facebook, ku pos Ardita Sinanit nga Partia për Veprim Demokratik të mbështetur nga kryeministri Kurti, e ka uruar edhe Arbër Pajazitin nga partia rivale që e mposhti Ragmi Mustafin, këshilltarin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

    “Urime për fitore znj. Ardita Sinani në Preshevë si dhe z. Arbër Pajaziti në Bujanoc. Me besim për angazhimin e te gjithëve për zhvillim ekonomik e shoqëror, si dhe për mbrojtjen, avancimin e të së drejtave të Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!