Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të prononcohet për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Kurti ka përmendur vetëm seancën solemne, ku para deputetëve kosovarë foli ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.
“Kemi seancë në ora 10:00”, ka thënë shkurt Kurti.
Ndryshe, Zyra e Kryeministrit ka bërë publike agjendën e kryeministrit Kurti ditën e sotme, ku nuk paralajmërohet një takim me Ramën.
Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, nëse Kurti do të takohet me Ramën, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje.
Kjo është agjenda e Kurtit:
VENDI: AShAK
KOHA: 09:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair.
VENDI: Kuvendi i Kosovës
KOHA: 10:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ish- kryeministrin britanik, Tony Blair.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
VENDI: Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
KOHA: 16:00