Qindra e mijëra vetë u mblodhën në Bratislavë të martën për të shënuar përvjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989, i cili i dha fund dekadave të sundimit komunist në ish-Çekosllovaki.

Protestuesit valëvitën flamuj sllovakë dhe mbajtën pankarta kundër qeverisë së kryeministrit Robert Fico. Pankartat përfshinin slogane të tilla si “Ik Fico ik, shko në djall, thjesht bëje” dhe “Sllovaki e lirë pa Ficon”. Partitë opozitare dhe grupet qytetare organizuan tubime në Bratislavë dhe në qytete të tjera. Protestuesit thonë se shohin shenja të kthimit prapa të demokracisë dhe politika pro-ruse nën qeverinë aktuale.

Mijëra çekë shënuan gjithashtu përvjetorin e revolucinit.

Reklamë

“Mendoj se situata aktuale politike shërben si një kujtesë se sa jashtëzakonisht të rëndësishme janë ngjarjet që ndodhën këtu në atë kohë, dhe është e rëndësishme që t’i kujtojmë ato dhe të mbajmë fort vlerat e atyre ngjarjeve”, tha Tomas Kracmar.

Përveç përkujtimit të revolucionit çekët po protestojnë prej kohësh edhe kundër një plani të qeverisë për të hequr tarifën e medias publike dhe për ta kaluar financimin në buxhetin e shtetit, një politikë që kritikët thonë se do të dëmtojë pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e transmetuesve.

Në protestën e fundit organizatorët thanë se pjesëmarrja tejkaloi 200,000 vetët, duke e konsideruar demonstratën më e madhe që nga Revolucioni i Kadifenjtë i vitit 1989, i cili përmbysi sundimin komunist dhe solli në pushtet dramaturgun disident Vaclav Havel.