Mediat në Serbi kanë alarmuar se Facebook, dy qytete të mëdha serbe po i paraqet si pjesë të territorit të Kosovës.
Sipas gazetës serbe Blic, ka më shumë se dy muaj që çdo publikim në Facebook nga Leskovci dhe Vranje, po shfaqet si postim nga territori i Kosovës.
Megjithatë ekspertët e teknologjisë i kanë thënë mediave serbe se ky problem i këtij rrjeti social nuk është i pari, pasi të tilla kanë ndodhur edhe më parë, dhe është vetëm një gabim në algoritëm, shkruan reporteri.net.
Megjithatë, në mesin qytetarëve në këto dy qytete serbe që janë afër Kosovës me territor, kanë filluar të qarkullojnë konspiracione, se ky është një sulm nga hakerët nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kinse përmes rrjeteve sociale kanë krijuar një hartë të Shqipërisë së Madhe, dhe të gjitha territoret e pretenduara si shqiptare i kanë futur në këtë hartë duke përfshirë edhe Vranjen e Leskovcin. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.