×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita dy ditore

    Lajçak rreth orës 15:30 arrin në Prishtinë

    Reporteri
    18 Qershor 2024 | 15:02

    I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, me 18 dhe 19 qershor.

    Gazeta Online Reporteri.net mëson se emisari i BE-së ka ardhur nga Athina me fluturim për në Shkup, ku ka ateruar rreth orës 13:55, për tu transferuar më pas me veturë për në Prishtinë, ku pritet të arrijë rreth orës 15:30.

    Në draftin e parë të agjendës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak të parë nga Gazeta Online Reporteri.net, parashihej që sllovaku të takohej me presidenten Vjosa Osmani, e më pas me kryeministrin Albin Kurti, por takimet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga dy institucionet, Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit.

    Krejt çka këta të fundit kanë njoftuar, ka qenë se emisari Lajçak do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në ora 18:00.

    “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!