Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot do të presë në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit takimi fillon nga ora 18:00 në Qeveri.

Gjatë kësaj vizite, sipas draftit të parë të agjendës së emisarit evropian, Lajcak pritej të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Por takimet me ta ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Reklamë

Nga Bashkimi Evropian ende nuk kanë treguar për arsyen e vizitës së Lajçak në Kosovë. /Reporteri.net/

https://reporteri.net/lajme/lajcak-sot-ne-prishtine-takim-me-osmanin-dhe-kurtin/