Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në mes të Kosovë dhe Çekisë ka përfunduar me rezultat 2 me 1 në favor të Kosovë.

Fitorja e Kosovës ka gëzuar të gjithë duke përfshirë edhe fytyrat publike në vendin tonë.

Edhe reperi i njohur kosovar, Ledri Vula ka shprehur lumturinë e tij përmes një postimi në ‘Instagram’.

Reklamë

“Fitoreeeee”, ishte mbishkrimi që Ledri bëri krahas një fotografie ku shihet flamuri i Kosovës.

Kujtojmë që ndeshja e sotme është e vlefshme për kualifikimet ‘Euro 2020’.