Real Madridi është duke përgaditur ofertën astronomike në drejtim të Paris Saint-Germain për superyllin francez, Kylian Mbappe.
Sipas së përditshmes franceze France Football, Real Madridi ka gati 280 milionë euro për francezin, shkruan Reporteri.net
Florentino Perez është gati për epoken e re “Galaktiko III” dhe e ka Kylian Mbappen objektivin kryesor të merkatos së verës.
Mbappe pritet të jetë vetëm njëri ndër emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohet Realit të Madridit gjatë verës. Si duket Perez ka vendosur ndërmjet Kylian Mbappes dhe Neymar dhe francezi shihet si blerje më e qëlluar për klubin “Los Blancos”./Reporteri.net/