×
  • Sport
  • EURO 2024

    Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon stërvitjen për ndeshjen kundër Spanjës, i gjithë grupi gati

    Reporteri
    22 Qershor 2024 | 12:13

    Kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet në prag të ndeshjes me Spanjën. Do të jetë një ndeshje e vështirë përballë “Iberikëve” duke pasur parasysh kualitetin e tyre, por për Shqipërinë luhet një kualifikim i mundshëm në fazën tjetër.

    Nga Kaiserau, siç raporton TV Klan gjendja e sulmuesit Rey Manaj, i cili dje pati stërvitje të diferencuar, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por për një çlodhje të lojtarit që ndaj Kroacisë harxhoi shumë energji. Sot ai i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

    Stërvitja e fundit e kombëtares do të zhvillohet po në “bazë” ditën e nesërme rreth orës 15:00. Më pas rreth orës 18:00 kuqezinjtë do të udhëtojnë në Dyseldorf për t’u sistemuar dhe për t’u bërë gati për ndeshjen. Ky është edhe ndryshimi i vetëm në raport me ndeshjet e kaluara pasi UEFA nuk e lejon më që skuadrat të stërviten në tapetin e stadiumit ku do të luhet sfida.

    Sa i përket tifozëve shqiptarë ka një interesim të shtuar për të qenë në stadium. Sipas të dhënave të gazetarëve mendohet që në arenë të jenë rreth 30 mijë tifozë shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!