Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami sot në një konferencë për media ka folur për ndeshjen me Spanjën që do të luhet të hënën.
Ai tha se të gjithë lojtarët duhet të bëjnë maksimumin sepse fati i Shqipërisë këtë Evropian është në dorë të kësaj ndeshjeje, pasi thotë se kombëtares i duhet fitorja.
“Spanja është skuadër jo vetëm e fortë por favorite për të fituar Europianin, prandaj duhet të përgatisim mirë ndeshjen. Të gjithë djemtë duhet të jenë gati dhe të japim maksimumin”.
“Duhet të fokusohemi tek loja jonë. Na duhet një fitore,por ato raste që na vijnë në ndeshje të japim gol dhe të bëjmë maksimumin sepse po luajmë me një skuadër ndërkombëtare.”
“Duhet të jemi më konkret para golit. Na duhet fitore! Duhet të bëjmë maksimumin për çdo pikë e çdo top. Do të bëjmë lojën tonë. Spanja ka për të bërë shumë presion. Në kundërsulm besoj do të kemi ndonjë rast. Duhet të jemi më konkretë se edhe me Kroacinë e Italinë I patëm rastet, me Spanjën duhet ti bëjmë golat.”, tha Bajrami.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.