Reshje të mëdha të shiut dhe breshër ka rënë sot pasdite në Prishtinë dhe në rajone të ndryshme të vendit, pas temperaturave të larta që mbizotëruan ditët e fundit.

Reshjet e mëdha kanë përmbytur thuajse tërësisht Rrugën C në Prishtinë, kjo shihet nga një video që e ka siguruar Reporteri.net.

Rruga është bërë vështirë e kalueshme.

Reklamë