Një person ka humbur jetën në viti, pasi i njëjti është aksidentuar me motoçikletë.
Policia ka bërë të ditur se derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka goditur një veturë, duke përfunduar kështu jashtë rrugës.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës”.
“I njëjti pëson lëndim të rënda dhe dërgohet për trajtim mjekësor ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.