Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e takimit mes Kosovës dhe Bullgarisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.
Futbollistët tanë janë më të entuziazmuar se kurrë, derisa kanë postuar mesazhet e fundit nëpër rrjetet sociale para fillimit të takimit.
Por mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka dhënë një mesazh të çuditshëm dhe të pakuptueshëm për publikun.
“Vendi jone o ktu! Po lë t’mashtrohen najditë deri n’taksirat!”, ka shkruar Vojvoda në Instagram, ndërsa mbetet enigmë dedikimi i këtij postimi.
24-vjeçari pritet të jetë në formacionin startues pas paraqitjeve mbresëlënëse në ndeshjet e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.