Njeriu më i gjatë në botë, Turtinc Sultan Kosen, në Egjipt u takua me gruan më të shkurtë në botë, indianen Joti Amga. Njeriu më i gjatë në botë, Sultan Kosen (35) nga Turqia dhe Jioti Amge (24) nga India, vajza më e shkurtë në planet, vizituan piramidat egjiptiane dhe bënë fotografi të përbashkëta që shumë shpejt pushtuan botën, transmeton Reporteri.net
Të dy ata vizituan Piramidat e Gizës me ftesë të Ministrisë egjiptiane të Kulturës dhe Turizmit, duke siguruar kështu mbështetje për turizmin egjiptian.
Komiteti për Zhvillimin e Turizmit Egjiptian ka njoftuar se njeriu më i gjatë në botë është për herë të parë në vizitë në Egjipt, ku udhëtimin e filloi duke vizituar vendet turistike dhe historike në Kajro.
Amge nga India hyri në histori në vitin 2011 pasi festoi ditëlindjen e saj të 18-të. Aktualisht është e angazhuar në një emision televiziv./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.