Këngëtari Robert Berisha, i cili para disa jave lajmëroi ndarjen e tij nga Nora Istrefi duket se shpejt e ka harruar ish gruan e tij.
Ai është në Turqi ku po xhiron një emision me Big Maman ndërkohë që sot është parë në shoqëri të modeles Jessica Kadiu, shkruan GazetaExpress.
E derisa fillimisht u raportua se nuk njihej vajza me të cilën shoqërohej Roberti, tanimë ajo dihet kush është dhe është Jessica Kadiu.
Roberti nuk ka thënë asgjë për këto shkrime përveç një foto në InstaStory bashkë me Jessica Kadiun, reperen Rina Balaj dhe disa vajza të tjera.
“Diçka po zihet”, ka shkruar Roberti, derisa në fotografinë tjetër ka paralajmëruar një projekt të ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.