Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të martën përfaqësues nga Partia Demokratike e Socialistëve e Malit të Zi (DPS): Abaz Dizdarevic, nënkryetar i DPS-së, Aleksandra Vukoviq-Kuç, nënkryetare e DPS-së, dhe Andrija Nikoliq, kryetar i Klubit të Deputetëve të DPS-së.
Ky subjekt politik deri në vitin e kaluar drejtohej nga Milo Gjukanoviq, politikan që kishte udhëhequr shtetin e Malit të Zi për tri dekada.
“Në takim u bisedua mbi vlerat euro-atlantike dhe parimet e social-demokracisë, bashkëpunimit dhe orientimit të ndarë së bashku për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimi i Kosovës që t’i bashkëngjitet dhe NATO-s, organizatë ku bën pjesë dhe Mali i Zi, ka transmetuar zyra e kryeministrit përmes një komunikate. Kurti i falënderoi përfaqësuesit prezent të DPS-së për bashkëbisedimin, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.