×
  • Lajme
  • Ekonomi

    1 litër naftë shkon deri në 1 euro në Kosovë, kreu i naftëtarëve tregon pse po rriten çmimet e derivateve

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 17:03

    Para pak ditësh në disa pompa të derivateve 1 litër naftë shitej edhe me 0.89 cent, por çmimi është rritur për 5 cent, duke shkuar në 0.94 cent.


    Se çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë pësuar një rritje të ndjeshme, e që kanë ardhur si pasojë e ngritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare e pranojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve.

    Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se aktualisht çmimi i dizellit sillet nga 0.94 cent deri në 1 euro, ndërsa benzina nga 0.95 cent e deri në 1.1 euro.

    “Ka rritje te çmimit ne tregjet ndërkombëtare ku edhe te ne ka reflektim te rritjes se çmimi. Çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Shkaku i pandemisë është zvogëlua prodhimi nga organizata prodhuese OPEC dhe kem rritje te çmimit”, tha Berjani për Reporterin.

    Por Berjani thotë se qytetarët e Kosovës aktualisht janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore e cila ka akcizën për 0.22 cent ma të lirë.

    “Sot çmimi në Shqipëri sillet dizelli 1.27 cent, benzina 1.30 cent”, thotë ai.

    Berjani paralajmëron edhe rritje më të mëdha të çmimit të derivateve.

    “Pritet të ketë rritje më të madhe të çmimit të derivateve pasi që organizata prodhuese OPEC ka reduktuar prodhimin e derivateve. Reduktimi i prodhimit të derivateve është bërë shkaku pandemisë”, ka thënë Berjani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!