×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Bizneset deklarohen për gjendje të pakënaqshme në tremujorin e katërt të vitit 2020

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 10:59

    45 për qind e bizneseve në Kosovë, kanë deklaruar se gjendja e tyre ka qenë jo e kënaqshme në tremujor e katërt të vitit 2020.


    Këto të dhëna janë publikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, pas një anketimi që ka bërë me bizneset kosovare.

    Sipas këtyre të dhënave në krahasim me tremujorin e tretë gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive, raporton EO.

    Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se gjendja e deklaruar nga bizneset ka qenë e pritshme, duke pas parasysh edhe situatën me pandeminë.

    Ai tha se në këtë anketë janë përfshirë 358 ndërmarrje në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë, prodhimi, ndërtimtaria dhe shërbime të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!