×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Britanikët publikojnë rezultatet: Agron Llugaliu me më së shumti pikë për drejtor të Doganave

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 14:50

    Dogana e Kosovës është duke vazhduar funksoninin me ushtrues detyre të Drejtorit.


    Aktualisht këtë pozitë e mban Bajram Rexha, pasi kryeministri Avdullah Hoti kishte shkarkuar nga kjo pozitë Ibrahim Xhakën.

    E procesin deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të Doganave është duke e monitoruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

    Në faqen zyrtare kanë publikuar rezultatin e procesit ku Agron Llugaliu prin me 64.5 pikë, i ndjekur pas nga Bahri Berisha me 62. 5 pikë.

    Në pozitat tre dhe katër janë Ekrem Hajdari dhe Bashkim Arifi me më pak pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!