×
  • Lajme
  • Ekonomi

    “Çka është tregu”? A e ke ftu me e shti në provim për ekonomi?”: Si u përplasën PDK e ish-ministri Beqaj me Vetëvendosjen

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 15:34

    Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.


    Por raportimi i tij ka shkaktuar përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së.

    E gjitha ka nisur pasi që deputeti i VV-së, Hekuran Murati e pyeti ish-ministrin Beqaj se “çka quajmë treg”, pasi ky i fundit disa here përsëriti se është për privatizimin e aseteve shtetërore, duke e përmendur ekonominë e lirë të tregut.

    Por pyetja e Muratit e nervozoi deputetin e PDK-së, Sejdi Hoxha, i cili e pyeti deputetin e VV-së se çfarë lidhje ka pyetja e tij me procesin e privatizimit, shkruan Reporteri.net.

    “Çfarë relevance ka kjo me privatizim bre? A e ke ftu me e shti në provim për ekonomi?”, i tha Hoxha deputetit Murati, duke shtuar se “profesor Beqaj na mban ligjëratë për këtë punë”.

     

    Deputetit Murati i reagoi më pas vet ish-ministri Beqaj i cili i tha se anëtarët e këtij komisioni që s’e dinë se çfarë është ekonomia e tregut, mund të shkojnë në fakultetin ku ai ligjëron.

    “Besoj që të gjithë duhet ta dini se çfarë është ekonomia e tregut. Për të gjithë ata që nuk kanë njohuri bazike për ekonominë, mund të vijnë në fakultet për ligjërata”, tha Beqaj.
    Por kjo deklaratë e Beqajt nuk i pëlqeu fare kryesuesit të komisionit, Hajrulla Çeku i cili ia tërheqi vërejtjen ish-ministrit se po përdor gjuhë fyese ndaj deputetëve.

    “Gjuha ofenduese ndaj deputetëve nuk është e lejueshme. Kështu që po ua tërheq vërejtjen një here. Mos më detyroni ta bëj”, tha Çeku.

    Ndërsa Murati që e “ndezi” përplasjen tha se pyetja e tij ishte retorike, pasi qëllimi është të arrihet në një konstatim për të parë nëse Beqaj e ka kuptuar si duhet çështjen e tregut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!