×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Devolli Corporation pjesë e rrjetit rajonal të bizneseve

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 12:12

    Rrjeti Zhvillimor i Bizneseve të Evropës Juglindore e ka mbajtur takimin e radhës këtë javë në Vjenë të Austrisë. Në këtë mbledhje ishte edhe Dardan Shala nga Devolli Corporation që e përfaqëson Kosovën.


    Këto mbledhje mbahen në kuadër të rrjetit të bizneseve të rajonit, që u krijua me iniciativën austriake, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes tyre.

    Sipas Shalës, që është edhe anëtar i Bordit Menaxhues, kjo i shërben komunikimit mes kompanive dhe shtrirjes së tyre në Ballkan.

    “Ndërtimi i rrjetit të bashkëpunimit mes kompanive, e me theks të veçantë pasi themelues janë austriakët, ka të bëjë me bashkëpunimin me biznese austriake kryesisht”, thotë Shala.

    Ky thotë se këtë organizatë po e përdor edhe për t’ua prezantuar bizneseve të jashtme mundësitë e investimeve në Kosovë. Këtë do ta bëjë përmes një programi që është në hartim e sipër.

    Takimet mes anëtarëve të kësaj organizate janë të shpeshta. E veç tyre, këta kontribuojnë edhe me një revistë ekonomike në të cilën shkruajnë edhe fytyra të rëndësishme evropiane.

    “Kanë kontribuar me artikuj edhe vetë komisionarë të ndryshëm të BE-së. Në numrin e fundit ka kontribuar vetë kancelari Sebastian Kurz me një artikull për masat për COVID-19”, tregon ai.

    Shala tregon se Devolli Corporation është në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me Ambasadën e Kosovës ne Vjenë, në mënyrë që në këtë rrjet të inkuadrohen edhe kompani të tjera kosovare.

    * Artikull i sponsorizuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!