×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Dogana kap mbi 28 mijë euro të pa deklaruara në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 9:31

    Dogana e Kosovës në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit ka kapur mjete monetare të padeklaruara në shumën mbi 28 mijë euro.


    Në njoftimin e Doganës thuhet se oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në Kosovës pa deklarim.

    “Një automjete që vinte nga Maqedonia është sekuestruar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur ne tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28,310.00 euro”, thuhet në njoftim.

    Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!