×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Dugolli për shitjen e Feronikelit: PDK-ja më kërcënoi dhe më bëri shumë zullum, por Thaçi e cilësoi privatizim të suksesshëm

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 15:50

    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli ka raportuar sot në komisionin hetimorë lidhur me privatizimin e Feronikelit.


    Dugolli ka thënë se për këtë çështje është bërë shumë zhurmë, dhe se PDK-ja, e cila parti atë kohë ishte në opozitë i ka bërë shumë presion.

    “Lidhur me këtë çështje është bërë zhurmë, dhe është bërë e padrejtë sepse nuk kam qenë personi i vetëm në këtë çështje, nuk e di për çfarë qëllimi e kanë bërë por kanë hyrë në hak sepse as atëherë as tash skam bërë asnjë veprim që ka ra ndesh me ligjin. Ka pasur emra dhe mbiemra ata që kanë raportuar edhe në komunën e Drenasit dhe e kanë përdorur etiketime ta ndryshme në adresën time sepse askush nuk mundet me më shantazhu por ndoshta janë bërë nga koncepti i opozitarizmit, u shpreh ai.

     

    Dugolli u shpreh se shitjen e kompanisë “Feronikel”, në Drenas e konsideron storje suksesi, por që PDK-ja në atë kohë si opozitë i ka bërë presion gjatë periudhës së privatizimit të kësaj kompanie.

    “Ky ka qenë presion psiqik, psikologjik deri në kërcënime edhe pse asgjë nuk është lidh personalisht me mua. Kjo ndërmarrje ka pas dy ofertues. Në këtë aspekt me kalimin e kohës ndodhi që konsorciumi i parë u prish. Mua më ka interesuar që ajo ndërmarrje të ketë sukses dhe ka qenë si rajon i prapambetur në aspektin ekonomik. Dikujt i ka pengu edhe pse po pyes, pse po interesohem. Komuna e Drenasit që është dominu nga PDK-ja ka bërë fushatë shumë kundër meje sepse kam qenë ministër edhe pse unë s’kam bo pjesë në këtë proces dhe deputetët e zonës kanë vazhdu avazin duke sulmuar dhe sharë”, tha ai.

    Dugolli tha se fabrika është lëshuar në punë dhe vetë Hashim Thaçi sipas tij ka ardh në prerjen e shiritit dhe e ka cilësuar si privatizim të suksesshëm.

    “Nuk jua bëjë hallall zullumin që ma kanë bo se nuk kam pas interes personal, por interesi ka qenë që një investitor i huaj me pas sukses dhe me u hap 1 mijë e 200 vende të punës edhe është hap. Ka qenë privatizimi më i suksesshëm me spin off special”, tha Dugolli.

    Ai tha se ndoshta kjo është bërë nga koncepti i opozitarizmit pasi sipas tij PDK-ja atë kohë ishte opozitë.

    “Roli im nuk ka qenë vendimtar. Por unë kam votu dhe kam qenë për”, deklaroi Dugolli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!